Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ka të vdekur

  • 09 March 2018 - 09:43
Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ka të vdekur

Në një aksident trafiku të ndodhur me 08.03.2018 rreth orës 21:30 minuta në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të restorant ,,Mani”, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale,  B.Ll. ( m/sh/k  24 vjeç),i cili  ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Kaçanik, për shkaqe ende të panjohura, kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe godet këmbësorin N.M. (m/sh/k 54 vjeç) , me ç’rast i njëjti pëson lëndime të rënda trupore.

Policia përmes një komunikate për media tregon se i lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor.

Sot me 09.03.2018 rreth orës 05:00 min. nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari N.M. nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i  veturës është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

(Kosova Sot)