Kosova në listën e protestave më të mëdha në botë për ditën e gruas

  • 09 March 2018 - 09:44
Kosova në listën e protestave më të mëdha në botë për ditën e gruas

Edhe pse 8 marsi njihet si festa e gruas dhe është ditë që festohet, dje gjatë ditës në Prishtinë ka pasur protesta për këtë ditë.

Shoqëria civile në bashkëpunim me qytetarët e vendit kanë marshuar në rrugët e qytit për të kërkuar të drejta të barabarta me burrat.

Ky marshim i cili ka zgjatur një orë në Prishtinë, është renditur në listë me vendet me të mëdha të botës.

Marshi i organizuar dje për nder të 8 marsit ka pasur thirrjen “MARShojmë, s’festojmë”.


(Kosova Sot)