Arrestohen hajnat e fshatit Libuzhdë

  • 09 March 2018 - 10:32
Arrestohen hajnat e fshatit Libuzhdë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona si të dyshuar për vjedhje nëpër shtëpi të fshatit Libuzhdë, Komuna e Prizrenit.

Sipas policisë, jatë bastisjeve, në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: tre televizorë; dy altoparlantë; radio për automjet; bizhuteri të ndryshme.

“Vlen të theksohet se televizorin e katërt nuk kanë arritur ta vjedhin për shkak të madhësisë dhe është gjetur nga policia.
Gjatë bastisjes, në një dhomë, nën krevat janë gjetur gjashtë kavanoz të mbushur me marihuanë që peshonte rreth 2 kg e 527 gramë. Pajisje për përdorimin e drogës etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më poshtë ju sjellim të plotë këtë njoftim:

Hetues policorë të Stacionit Policor “Veriu” kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë gjashtë meshkuj, të gjithë në cilësi të personave të dyshuar ngase ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, në bashkëveprim, kanë kryer vjedhje të rënda nëpër shtëpi në fshatin Lubizhdë. Gjatë bastisjeve, në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: tre televizorë; dy altoparlantë; radio për automjet; bizhuteri të ndryshme. Vlen të theksohet se televizorin e katërt nuk kanë arritur ta vjedhin për shkak të madhësisë dhe është gjetur nga policia.
Gjatë bastisjes, në një dhomë, nën krevat janë gjetur gjashtë kavanoz të mbushur me marihuanë që peshonte rreth 2 kg e 527 gramë. Pajisje për përdorimin e drogës etj.
Pas inicimit të rastit, në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar gjatë të dyshuarit ndërsa i shtati, hëpërhë ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre prej tyre ndalën nën masën e arrestit policor.

(Kosova Sot)