Kush janë dy personat e arrestuar për vrasjen e vëllezërve nga Malisheva
Dy persona të dyshuar janë arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Maloku që ndodhi në shtëpinë e tyre, të premten pas mesnate, në Plloqicë të Malishevës.
Arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.
Të arrestuarit janë fqinjë, nga i njëjti fshat prej nga vijnë viktimat Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç.
Sipas banorëve të Plloqicës, viktimat nuk kanë pasur problem me askënd dhe dyshojnë se mbi ta kanë qëlluar vetëm hajnat.
Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për motivet, ndërsa thotë se po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e krimit.
(Kosova Sot)