Zjarr në një banesë në qendër të Prishtinës
Një zjarr ka kapluar një banesë në qendër të Prishtinës. Rasti i zjarrit ka ndodhur sot para mesditës në rrugën “2 Korriku” në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë
Një banesë është përfshirë nga një zjarr i vogël, të cilin shpejt e ka lokalizuar vetë pronari. Nga ballkoni i banesës shihet duke dalë tym.
Në banesë ishte vetëm pronari. Përndryshe, nga frika e zjarrit janë alarmuar edhe banorët e bllokut.
(Kosova Sot)