Tragjike në Itali, 36 vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kanal, ishte zhdukur prej së hënës

  • 09 March 2018 - 12:15
Tragjike në Itali, 36 vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kanal, ishte zhdukur prej së hënës

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pranë një kanal, në zonën e Aquila të Italisë.

Sipas mediave vendase 36 vjeçar ishte zhdukur nga shtëpia që prej ditës së hënë.

Shqiptari, Edmond Preka, u gjet mbrëmë në Paganicë (L'Aquila), në një kanal që rrjedh në lumit Vera.

Në pamje të parë, vdekja nuk ka ardhur nga dhuna apo vrasje.

 E dashura e shqiptarit kishte bërë denoncim në polici.

36 vjecari Edmond Preka jetonte prej disa vitesh në komunën Paganica. Ishte i martuar, baba i dy fëmijve dhe punonte në ndërtim. Njihej si një person familjar dhe i ndershëm. 
Mendohet se ai mund të jetë shtypur nga ndonjë makinë pasi ka qenë duke u kthyer në këmbë për në shtëpi, por për të qartësuar gjithçka do të t’i nënshtrohet autopsisë.


(Kosova Sot)