Deputeti i Nismës: S’do të ketë seancë deri sa të jenë votat, dy ose tri mungojnë

  • 09 March 2018 - 12:39
Deputeti i Nismës: S’do të ketë seancë deri sa të jenë votat, dy ose tri mungojnë

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se nuk do të ketë seancë për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi derisa të jenë të sigurt se do të jenë votat për ta ratifikuar atë.

Ai para përfundimit të mbledhjes së Kryesisë me grupet Parlamentare, tha se sot është diskutuar vetëm rreth seancave të papërfunduara, raporton Express.

“Për demarkacion nuk është fol, ju e dini tashmë nuk është e fshehur se mungojnë dy tri vota. 

Ato si duket nuk janë siguruar ende dhe nëse ato nuk sigurohen nuk do të ketë seancë dhe nuk do të thirret nëse nuk ka gatishmëri”, tha Sherifi.

(Kosova Sot)