Veseli kërkon reflektim të një pjese të VV'së për kalimin e demarkacionit

  • 09 March 2018 - 12:53
Veseli kërkon reflektim të një pjese të VV'së për kalimin e demarkacionit

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se presin që sa më shpejtë ta përfundojnë seancën në të cilën do të jetë Demarkacioni me Malin e Zi.

Ai pret reflektim nga opozita. Thotë se ka shenja të mira dhe beson se do të arrihet shpejt konsensus.

“Është në të mirën e shtetit dhe besoj shpejt do të kemi vendimmarrje. Seanca po vonohet se po duhet koncensusi na duhen edhe disa vota. Vetëm edhe një reflektim ma qytetar i  një pjesë të  lëvizje vetëvendosjes dhe kishim shku në seancë”, është shprehur Veseli pas mbledhjes së Kryesisë me shefat e Grupeve Parlamentare.

Ai ka bërë thirrje që të votohet sa më shpejtë Demarkacioni sepse sipas tij është ajo që po e presin qytetarët. “Nuk është koha të na ik treni kemi humbur shumë mundësi”, ka përfunduar ai.

(Kosova Sot)