Dyshohet se vëllezërit Maloku u vranë nga kushërinjtë e tyre

  • 09 March 2018 - 13:27
Dyshohet se vëllezërit Maloku u vranë nga kushërinjtë e tyre

Dy vëllezërit, Bahri e Shani Maloku, nga fshati Plloqicë i komunës së Malishevës u vranë mbrëmë me një breshëri plumbash në oborrin e tyre të shtëpisë.

Dyshohet se kryerësit e veprës janë kushërinj të viktimave.
Megjithëkëtë familjarët nuk po besojnë që kushërinjtë e tyre e kanë kryer aktin kriminal.

Ndërkohë familja e viktimave tashmë ka hapur të pamën në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Trupat e dy vëllezërve pritet që të varrosen sot gjatë ditës.

Nga familja kanë deklaruar se hajnat mendohet të kenë hyrë në shtëpi për t’ua vjedhur disa krerë lopë. Ndryshe sipas tyre, arsyet e vrasjes nuk dihen. Nga familja thonë se nuk kanë pasur ndonjë konflikt me ndonjë person.

Policia për këtë rast ka arrestuar dy persona si të dyshuar. Ata mendohet të kenë hyrë në shtëpinë e viktimave për t’ua vjedhur disa krerë lopë.

Bahri dhe Shani Maloku u vranë mbrëmë pas mesnate, nga dy hajna, që i kishin hetuar se po plaçkitnin shtëpinë e të dyshuarve.

Organet e hetuesisë zyrtarisht kanë njoftuar se pas mesnate në afërsi të shtëpisë së tyre në fshatin Plloqicë të Malishevës janë plagosur dy persona. Viktimat që kanë qenë vëllezër nuk u kanë shpëtuar plagëve të marra, kanë vdekur rrugës për në spital, transmeton Express.

Arsyet e vrasjes së dyfishtë ende nuk dihen, mirëpo mësohet se viktimat janë Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç. Njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë derisa është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Malishevë, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në QKUK. Njëri prej tyre ishte pjesëtar i FSK-së.

(Kosova Sot)