Aliu: Shpend Ahmeti e tregoi fytyrën e vërtetë të një rrenacaku dhe të një njeriu pakurrizor

  • 09 March 2018 - 13:47
Aliu: Shpend Ahmeti e tregoi fytyrën e vërtetë të një rrenacaku dhe të një njeriu pakurrizor

Analisti politik Bislim Aliu tha se Shpend Ahmeti e tregoi fytyrën e vërtetë të një rrenacaku dhe të një njeriu pakurrizor. " Inkriminimin e tij të thellë dhe të grupit mbështetës të tij, me krim të lartë të organizuar, në krye me klanin 'Pronto' dhe 'Coca Cola Zero', por edhe me nëntokën kriminale në Prishtinë, e kishte bërë publike gazeta e nderuar 'KOSOVA SOT', që nga nëntori i vitit 2016. VVja gjithherë e ka mbrojtur Shpend Ahmetin se nuk është i përzier me mafinë dhe krim të organizuar, por në momentin e dorëheqjes së tij zyrtare nga VV-ja vërshuan rrjetet sociale dhe thanë mu atë që ka thënë me vite gazeta tejet realiste 'KOSOVA SOT'. Shpend Ahmeti me të vërtetë është bërë një mafioz i madh i nëntokës kriminale, saqë komunën e Prishtinës e udhëhoqi vetëm 'mafia ndërtimore' e oligarkëve të nëntokës kriminale", u shpreh ai. Sipas Aliut, u vërtetua nga të gjithë se Shpend Ahmeti është një lodër e mafio-oligarkëve dhe e nëntokës kriminale, i cili për përfitime personale i shet edhe familjarët e vet. "Shpend Ahmeti është shërbyes i madh i atyre që punuan fshehurazi, pra të mafio-oligarkëve, duke filluar nga vëllezërit Devolli, me jahtet e të cilëve u shëtit pandalshëm dhe iu dha çdo të mirë që kishte komuna e Prishtinës; leje të ndërtimit, hapësira publike, tenderë të shumtë e deri te 'dhurimi" i tokave në qendër të Prishtinës", potencoi ai.  

(Kosova Sot)