Koalicioni “përqesh” Hotin: Luftën e ke më LDK-në, jo me Qeverinë
Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë shpeshtuar paraqitjet publike, duke trumbetuar shkuarjen e vendit në zgjedhje dhe rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Në shumicën e këtyre deklarimeve, ka folur shefi i grupit paralajmëtar të LDK-së Avdullah Hoti.
Ky i fundit sot ka thënë madje, se LDK po përgatit draftin për qeverisje, ngase sipas tij Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara.
Mirëpo përfaqësues nga koalicioni qeverisës po thonë se LDK po bënë politika ditore, ndërsa Avdullah Hoti, po mundohet ta dëshmoj vetën për ta marrë udhëheqjen e LDK-së.
Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë për se koalicioni ka shumë punë para vetes, dhe se askush nuk po mendon për zgjedhje.
“Koalicioni është i qëndrueshëm dhe nuk bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Përtej retorikës ditore politike, asnjë parti parlamentare nuk është e interesuar për zgjedhje. Kemi shumë punë para vetes dhe zgjedhjet janë gjëja e fundit që na duhen tani” ka thënë Krasniqi.
E partia e kryeministrit Haradinaj po thonë se me u marrë me deklarimet e Hotit, është humbje kohe.
Por qëndrojnë në të njëjtën vijë sikur partitë e koalicionit duke thënë se lufta e Hotit është brenda LDK-së e jo me Qeverinë.
Teuta Haxhiu nga AAK ka thënë se Hoti fillimisht duhet të mësohet si të sillet me deputetët e më pas të flas për politikë.
“Duhet me pas kohë me humb, për me u marr me deklarimet e Hotit. Ne e shohim të arsyeshme meqenëse ata e kanë një konkurrencë të brendshme se kush të bëhet kryetar i LDK-së, e sa për seriozitetin e deklarimeve të tij, ne fare problem nuk e kemi.
Madje ne i rekomandojmë Hotit që të mësohet të sillet si shef i grupit parlamentar e jo si mësues, por ne nuk kemi kohë me u marrë me të” ka thënë Haxhiu.
Se deklarimet e LDK-së për zgjedhje, janë vetëm deklarime opozitare e thotë edhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën.
Ai ka thënë se të gjithë e dinë se Avdullah Hoti po bënë punën e tij, për ta marrë udhëheqjen e LDK-së, dhe se deklarimet e tij për Qeverinë Haradinaj nuk janë serioze.
“Qeveria nuk ka dhënë asnjë shenjë që nuk është duke punuar, po punon, dhe assesi kjo Qeveri nuk do të bije me një opozitë të tillë si LDK-ja dhe dy Vetëvendosje.
Avdullah Hoti e ka dëshirën me u ba kryetar i LDK-së dhe diçka duhet të thotë, për njerëzit e LDK, ai thjesht është duke u përgatit, andaj ato janë deklarata të promovimit të tij.” ka thënë Shala.
Të tre përfaqësuesit e partive që janë në koalicion kanë thënë se Qeveria, rrjedhimisht koalicioni po funksionon shumë mirë sidomos me partitë shqiptare.
(Kosova Sot)