Zeqa: Shpend Ahmeti është bërë një me mafinë e nëntokës kriminale

  • 09 March 2018 - 15:09
Zeqa: Shpend Ahmeti është bërë një me mafinë e nëntokës kriminale

Analisti Florim Zeqa thotë se ky lajm nuk është më pak e as më shumë sesa ajo që është pritur prejse kanë filluar arratisjet nga VV-ja. "Ikja e Shpend-keqit nga VV-ja pas pozicionimit të dytë në postin e kryetarit të Prishtinës nxori në sipërfaqe BOSIN e klanit "Coca Cola Zero". Shpendi i vogël i FER-it i rritur në 'Vetëvendosje', me ëndrrat e tij fëmijërore, përmes mafio-oligarkëve më të inkriminuar në vend Devolli &Co synon të bëhet kryetar i partisë së ashtuquajtur SOCIAL DEMOKRATE, projekt i Devollëve dhe klanit "Coca Cola Zero", për të vazhduar tutje me ëndrrat e tij për poste më të larta shtetërore. Gazeta 'KOSOVA SOT' meriton mirënjohje nga VV-ja, pasi është e vetmja gazetë që ka shkruar tanimë disa vjet resht se Shpend Ahmeti është bërë një me mafinë e nëntokës kriminale dhe Komunën e Prishtinës realisht e udhëheq vetëm 'mafia ndërtimore' e mafio-oligarkëve të inkriminuar përmes 'nëntokës kriminale!'", u shpreh ai.

"Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti,si në mandatin e parë ashtu edhe në këtë të dytin, ka punuar fshehurazi për vite me radhë, pra tinëzisht i ka shpërblyer mafio-oligarkët inkriminuar, vëllezërit Devolli, të cilëve u dha krejt çka pati në dispozicion nga Komuna e Prishtinës, filluar prej tenderëve njëburimorë, lejet për ndërtim, hapësirat publike e deri tek "dhurimi" i tokave në qendër të Prishtinës, e duke vazhduar kështu edhe me të gjithë nëntokën kriminale të Prishtinës që pranuan t'i japin "mitë e ryshfet". Në këmbim të milionave që i mori nga vëllezërit Devolli, Shpend-keqi, shijoi edhe mrekullinë e shëtitjes me jahtin luksoz të tyre në ujërat e Malit të Zi!", vijoi më tej Zeqa.

"Mashtruesi Shpend Ahmeti, përveç largimit të shpejtë nga posti i kryetarit të kryeqytetit, duhet të hetohet nga Prokuroria Speciale e Shtetit për shpërdorim detyre dhe keqmenaxhim të pozitës zyrtare si kryetar i Prishtinës. Largimin e Shpend-keqit, kryetarit të nëntokës kriminale, e mundëson Neni 72 i Kushtetutës për vetëqeverisje lokale, gjegjësisht paragrafët 72.1, 72.2 dhe 72.3 për largimin e shpejtë nga posti i kryetarit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Prishtinës. Kjo është nevojë urgjente, pasi kryeqyteti nuk e meriton dhe nuk guxon të ketë në krye një mashtrues ordiner, zhvatës e kontrabandues të pronës komunale", tha Zeqa për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)