Haziri: Jorastësisht politika kontrollon gjithë aparatin shtetëror

  • 09 March 2018 - 15:11
Haziri: Jorastësisht politika kontrollon gjithë aparatin shtetëror

Analistit Arsim Haziri jorastësisht politika kontrollon gjithë aparatin shtetëror, si dhe jorastësisht janë të politizuar të gjitha institucionet e agjencitë shtetërore. "Qeverisja 'Haradinaj' si dhe të gjitha qeverisjet e pasluftës thuajse të njëjtën strategji e kanë përdorur, përvetësimin padrejtësisht të resurseve publike dhe kthimin e tyre në ato private", u shpreh ai."Sa u përket abuzimeve që janë duke u bërë në arsimin e lartë, kjo është duke u bërë pikërisht nga sfera politike, ku shumica e politikanëve të korruptuar përpos që kanë pozita qeveritare, ata njëkohësisht janë pronarë të kolegjeve, si dhe profesorë universitarë", potencoi Haziri për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)