Kokaina në Durrës, Donald Lu: Arbër Cekaj ‘peshk’ i madh, të vihet para drejtësisë

  • 09 March 2018 - 16:25
Kokaina në Durrës, Donald Lu: Arbër Cekaj ‘peshk’ i madh, të vihet para drejtësisë

Në një prononcim, ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës si dhe deklaratën e pronarit të ‘Arbri Garden’ nga Gjermania se ai nuk është një ‘peshk’ i madh.

Donald Lu është shprehur se Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është ‘peshk’ i madh dhe i ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë.

“Nga çdo këndvështrim, Arbri Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për zotin Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”- tha Donald Lu.

(Kosova Sot)