Haxhiu - Hotit: Sillu si shef, jo si mësues

  • 09 March 2018 - 16:28
Haxhiu - Hotit: Sillu si shef, jo si mësues

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu i është kundër përgjigjur deklarimeve të shefit të grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, i cili ka thënë sot se Qeveria Haradinaj do të rrëzohet shumë shpejt.

Haxhiu ka thënë se nuk i merr fare seriozisht deklaratat e Hotit.

Madje ka thënë se ky i fundit duhet të mësohet të sillet si shef e jo si mësues duke i drejtuar gishtin deputetëve se çka duhet të bëjnë

“Hoti si shef i grupit parlamentar absolut po tregon një ndryshim drastik për dallim nga ish shefi i GP-së së LDK-së Ismet Beqiri
Hoti do duhej që së pari të mësohet me u sill si shef, e jo të sillet si mësues brenda grupit parlamentar. Ne shumë herë e kemi pa Hotin duke i drejtuar gishtin deputetëve të LDK, pra ai duhet të mësoj si të sillet fillimisht”  ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se deklarimet e Hotit për rrëzimin e Qeverisë nuk janë serioze dhe kanë të bëjnë me konkurrencës brenda LDK-së për tu bërë kryetar i LDK-së, dhe nuk është sjellje opozitare.

(Kosova Sot)