Thaçi dënon vrasjen në Malishevë

  • 09 March 2018 - 16:30
Thaçi dënon vrasjen në Malishevë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar vrasjen e dy vëllezërve Maloku në Plloqicë të Malishevës.

Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes, ndërsa ka përgëzuar organet e ligjit për ndërhyrjen e shpejtë.

“E dënoj vrasjen e mbrëmshme të vëllezërve Maloku në Plloqicë të Komunës së Malishevës. Familjes Maloku ua shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa e vlerësoj reagimin e shpejt të organeve të rendit dhe drejtësisë. Si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. HTH” ka shkruar Thaçi.

Dy vëllëzërit Maloku u vranë pas orës 1 të mesnatës, nga disa hajna. Sipas hetimeve të para, vrasësit  janë të afërm të familjes.

 

(Kosova Sot)