Rundi i ri i dialogut në Bruksel, më 19 mars

  • 09 March 2018 - 16:35
Rundi i ri i dialogut në Bruksel, më 19 mars

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq, ka paralajmëruar se rundi i ri i dialogut teknik midis Kosovës e Serbisë në Bruksel do të zhvillohet nga data 19 deri më 21 mars

Në rend të ditës do të jetë zbatimi i marrëveshjeve – Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), për Energjetikën, urën mbi Ibër në Mitrovicë, Lëvizjen e lirë dhe administrimin e integruar të kufirit, ka njoftuar Kocijançiq.

Ajo ka thënë se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen.

Palën kosovare në dialogun teknik e udhëheq Avni Arifi, ndërsa takimi i ardhshëm në Bruksel, do të jetë i dyti i realizuar mes palëve.

(Kosova Sot)