Heiko Maas, emërohet ministër i Jashtëm i Gjermanisë

  • 09 March 2018 - 16:51
Heiko Maas, emërohet ministër i Jashtëm i Gjermanisë

Socialdemokratët gjermanë të premten emëruan ministrin e Drejtësisë në detyrë, Heiko Maas, si ministër i Jashtëm në Qeverinë e re të koalicionit me Kristian Demokratët.

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (SPD), Andrea Nahles, në një konferencë shtypi në Berlin tha se Maas kishte një “eksperiencë të shkëlqyer” si ministër i Drejtësisë, ku gjithashtu tregoi aftësitë e tij diplomatike në trajtimin e shumë çështjeve evropiane.

(Kosova Sot)