Vikendi do t'ju befasojë: Ju presin temperatura...

  • 09 March 2018 - 16:53
Vikendi do t'ju befasojë: Ju presin temperatura...

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të vikendit do të na shoqërojë moti me diell.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë tipike pranverore nga 15-18 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell, vende –vende me mjegull dhe pjesërisht i vranët . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë tipike pranverore nga 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot)