Limaj pasi u shpall i pafajshëm thotë se mision e ka që çdo qytetarë ta bëjë krenar me vendin

  • 09 March 2018 - 17:32
Limaj pasi u shpall i pafajshëm thotë se mision e ka që çdo qytetarë ta bëjë krenar me vendin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar për herë të parë vendimit e sotëm të Gjykatës Themelore ku ai u shpall i pafajshëm,

Limaj ka thënë se gjykimi i sotëm dëshmoi atë që ka deklaruar qysh nga fillimi se nuk ka asnjë fakt dhe provë që e implikon atë në ndonjë lloj përgjegjesie për rastin për të cilin u dha vendimi.

“Është e turpshme ta përdorësh dhimbjen e familjeve për të arritur objektivat që s’kanë të bëjnë asgjë me drejtësinë dhe të vërtetën. Familjet e viktimave presin zbardhjen e rasteve, dhe ky do të jetë angazhimi ynë jo vetëm për këtë rast, por edhe për qindra raste tjera të pazbardhura”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

Më tutje ai ka falëndëruar qytetarët për besimin gjatë gjithë kësaj kohe.

Postimi i tij:

Trupi gjykues me vendimin e tij konstatoi përfundimisht atë që e kam deklaruar qysh prej fillimit të këtij procesi se nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë që më implikon në ndonjë lloj përgjegjësie për rastin për të cilin sot u dha vendimi.

Akuzat e orkestruara të pambështetura në fakte dhe prova kanë objektiv rrënimin e njerëzve dhe manipulimin me dhimbjen e atyre që kërkojnë drejtësi.

Është e turpshme ta përdorësh dhimbjen e familjeve për të arritur objektivat që s’kanë të bëjnë asgjë me drejtësinë dhe të vërtetën.

Familjet e viktimave presin zbardhjen e rasteve, dhe ky do të jetë angazhimi ynë jo vetëm për këtë rast, por edhe për qindra raste tjera të pazbardhura.

U shpreh mirënjohje të gjithë atyre qytetarëve të cilët besuan në fjalën time dhe më qëndruan afër gjatë gjithë kohërave jo të lehta.

Ne asnjëherë nuk jemi ndalur së shërbyeri vendit pavarësisht rrethanave në të cilat kemi kaluar.

Tani do të vazhdojmë edhe më fuqishëm me besim në Zot dhe drejtësi të gjithë së bashku, të punojmë me përkushtim që atdheun tonë Kosovën ta bëjmë një vend ku të gjithë do të ndihen krenarë dhe ky është misioni ynë i përbashkët.

(Kosova Sot)