Inspektorati jep versionin zyrtar për arrestimin e zyrtarit policor

  • 09 March 2018 - 17:37
Inspektorati jep versionin zyrtar për arrestimin e zyrtarit policor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)pas një hetimi rreth dy mujor ka arrestuar sot një të dyshuar duke realizuar edhe një bastisje në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit e IPK-së kanë realizuar edhe urdhëresën për bastisje në Prishtinë me dyshimin se një zyrtar policor A.I. , hetues në Stacionin Policor – Jugu (Drejtoria Rajonale e Prishtinës) ka kryer veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sot (09.03.2018) hetuesit e IPK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe kanë bastisur një lokacion në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ku janë konfiskuar një pistolete me karikator, një armë me mbishkrimin THOMSON, dy fishekë gjuetie, gjashtë fishek të ndryshëm (dyshohet të jenë pistolete), 7 thika të modeleve të ndryshme, shufër metalike, boks metalik etj. që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme.

Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

IPK ka rekomanduar edhe masën e suspendimit të zyrtarit policor si masë administrative.

(Kosova Sot)