Badallaj:Shpend Ahmeti ky dilengji, tradhëtinë e ka në gjak

  • 09 March 2018 - 22:04
Badallaj:Shpend Ahmeti ky dilengji, tradhëtinë e ka në gjak

 Analisti politik Reshat Badallaj, një nga kritikët e ashpër të qeverisjes së inkriminuar të Shpend Ahmetit, thotë se dorëheqja është pritur kaherë. "Erdhi dita që Shpend Ahmeti iku me faqe të zezë dhe me damkën e tradhtisë dhe hajnisë. Shpeshherë kemi thënë se Shpend Ahmetin e blejnë shtrenjtë vetëm naivët, kokëshkretët dhe ata që nuk e njohin. Shpend Ahmeti është një politikan dështak që në asnjë pari nuk ka zënë vend. Aty ku ka shkuar ka luftuar për karrierizëm, për bajraktar dhe për përfitime materiale për nevoja personale që të bëhet i kamur. Shpend Ahmeti, tradhtinë,dredhinë, mashtrimet, rrenat, hajninë ky dilenxhi i ka në gjak. Sidomos për përçarje është mjeshtër i hollë dhe di t´i fusë pykat", theksoi Reshat Badallaj. Sipas tij, Shpendi nuk jep dorëheqje nga kryetari i Komunës, sepse ai është vetëm mashë për realizimin e qëllimeve të Devollëve, prandaj do të provojë ta mbajë deri në fund të mandatit pozitën e kryetarit. "Nuk do të japë dorëheqje nga këtu, sepse ka shumë pazare për t´i ndarë me mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale, që quhet DEVOLLI, ai e di mirë se sa pazare nuk janë kryer me mafio-oligarkët", tha Badallaj. 

(Kosova Sot)