'Çartet' Albulena, sulmon kolegët që braktisën Vetëvendosjen

  • 09 March 2018 - 22:44
'Çartet' Albulena, sulmon kolegët që braktisën Vetëvendosjen

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu i ka goditur të gjithë ata që janë larguar deri më tash nga Lëvizja e Albin Kurtit. Haxhiu në një status në Facebook ka thënë se etiketimet që po bëhen nga të dorëhequrit janë të ulëta.

“Akuzat dhe etiketimet e ulëta ndaj Lëvizjes, nga disa që janë dorëhequr, interesant, janë të njëjta si ato të ca analistëve e agjentëve të pushtetit, që na i bënin dikur!”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo po ashtu ka ndje edhe keqardhje për kolegët që dikur ishin së bashku në Lëvizje.

“Mos qofsha në lëkurën e tyre, janë bërë për keqardhje!”.

Ky postim i Haxhiut vjen pak kohë pas deklaratës së Faton Topallit, njërit prej të pakënaqurve në VV që ka dhënë dorëheqje nga  postet në këtë subjekt politik.

Topalli gjatë kësaj interviste ka thënë se me “ultra-djathtistët dhe ultra-majtistët dhe qarqet që duan ta sjellin islamin në politikë, nuk ka asgjë të përbashkët”.

“Shumë njerëz të pakënaqur me situatën në Kosovë, kishin ardhur te ne: nacionalistë, ultradjathtistë por edhe ultra majtistë. Unë nuk doja t`i përfaqësoja të gjithë. Unë jam socialdemokrat, në Zvicër i takoj SP-së (Partisë Socialdemokrate). Me ultra-djathtistët, ultra-majtistët dhe me qarqet që duan ta sjellin islamin në politikë, unë nuk kam asgjë të përbashkët. Dhe unë jam – ndryshe nga ajo siç e kërkon pozicioni zyrtar i partisë – për bisedime pa kushte me Serbinë. Kur unë angazhohesha për reforma në kuadrin e partisë, më kritikonin, fyenin dhe shanin”, ka thënë Topalli gjatë kësaj interviste.

(Kosova Sot)