Ismaili:Demokracia në Vetëvendosje ka përfunduar
Deputeti Fisnik Ismaili ka pranuar se nuk ka pasur demokraci në Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, kjo është arsyeja e numrit të madh të dorëheqje nga kjo parti.
“Për fat të keq duhet me pranu se edhe na pak e kemi bo me u dok që me të vërtetë ka njëfarë demokracie në Lëvizjen Vetëvendosje por drejt me thanë s’ka pasë”, tha Ismaili.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja që shumë aktivistë u larguan nga kjo parti.
“Edhe kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz po duanë me dalë prej aty sepse janë ngrit këto pakënaqësi me kohë edhe dikur u pa që thjesht s’po ua pyet askush letrat’, theksoi ai.
Kjo fshehje e të vertetës nga publiku arsyetohet nga ai.
“Secila parti ka probleme të brendshme dhe i ruan ato”, tha Ismaili.
Deri tani janë bërë 12 deputetë që kanë braktisur partinë me 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. E fundit që dha dorëheqje është deputetja Besa Baftiu.
Deputetët që deri tani kanë braktisur partinë e Albin Kurtit, e të cilëve pritet të u bashkohet edhe Salih Salihu, janë: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj – Bujupi, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Frashër Krasniqi dhe Shqipe Pantina.
(Kosova Sot)