Hoxhaj: PDK nuk ka ndërmend të dal në opozitë

  • 16 March 2018 - 23:22
Hoxhaj: PDK nuk ka ndërmend të dal në opozitë

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha partitë e mëdha duhet të sillen si të mëdha të interesin nacional dhe të votojnë edhe si opozitë.

I pyetur nëse e shohin veten në opozitë si subjekt politik, Hoxhaj tha se nuk e kanë ndërmend të jenë opozitë.

“Absolutisht jo, nuk e kemi ndërmend. Qeverisja po shkon shumë mirë edhe PDK-ja është forcë determinuese e çdo zhvillimi politik. Përkundrazi në këto tre vjet e fundit është parë që kur PDK-ja nuk e udhëheqë qeverinë, kur PDK-ja nuk e ka fuqinë që e ka në Kuvend të Kosovës, vendi bllokohet”, tha zëvendëskryetari.

Sipas tij, në këto 10 vjet e fundit PDK-ja ka qenë subjekti më serioz politik. “Jemi strumbullari, boshti apo qendra rreth të cilit sillet spektri politik në Kosovë. Kemi qenë të hapur për tema të mëdha, kemi bërë dhe kompromise të mëdha që t’i japim vendit perspektivë, t’ia ofrojmë pozitën e kryeministrit LDK-së me qëllim që t’i mbyllnim temat e mëdha, t’ia ofrojmë pozitën e kryeministrit AAK-së me qëllim që t’i mbyllim temat e mëdha dhe është një vendosmëri e Partisë Demokratike të Kosovës për ta përmbyll shtetndërtimin”, theksoi Hoxhaj.

Ai tha se PDK-ja pret që demarkacioni, dialogu me Serbinë dhe çështja e ushtrisë të jenë tema të cilat e ofrojnë opozitën me Qeverinë.

(Kosova Sot)