Komunat bëhen me wbfaqe të reja

  • 16 March 2018 - 23:33
Komunat bëhen me wbfaqe të reja

Për komunat e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal lansoi faqet e reja të internetit. Në to mund të përcillen edhe lëndët e legalizimit dhe shumëçka tjetër.

Çdo komunë tani e tutje do të ketë webfaqen e re. Këto u lansuan të enjten.

Zyrtarë të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal po zotohen se bëhet fjalë për platforma shumë të avansuara në aspektin teknologjik dhe shumë më shërbyese se ato paraprake.

Ylli Valla nga zyra për komunikim e kësaj ministrie pohon se me to do të rritet edhe transparenca.

Por gjatë së premtes faqet e të gjitha komunave nuk funksionuan si duhet.

Megjithatë ai thotë se këto probleme do të tejkalohen shpejtë.

Derisa webfaqet nuk janë në funksion komunat po vazhdojnë të përdorin mënyra të ndryshme për të informuar qytetarët.

Për realizimin e webfaqeve të reja organizata Demos ndau 90 mijë euro, derisa Ministria siguroi 38 mijë të tjera.

(Kosova Sot)