Alshiqi: Është një elitë e cila nuk mendon absolutisht për popull

  • 17 March 2018 - 15:03
Alshiqi: Është një elitë e cila nuk mendon absolutisht për popull

Një nga qytetarët që mendon se pa ardhjen e një elite të re politike në pushtet aktin e llogaridhënies me dorëheqje nga pozita zyrtare nuk e sheh të mundshëm është Hakif Alshiqi. "Me ju thënë të drejtën te ne aq shumë janë të korruptuar, edhe aq ka papërgjegjësi, duke filluar prej kryetarit, e prej kryeministrit e teposhtë, asnjë nuk kanë përgjegjësi, ata nuk këqyrin për popull kurrgjë, por vetëm se për vete. Në shtetet e tjera ndodh që për një gjë shumë të vogël të japin dorëheqje, sikur për shembull tani që ke rasti në Sllovaki, ku kryeministri e dha dorëheqjen, por te ne nuk ekziston ajo, sepse njerëzit janë të kapur, e kanë kapur shtetin, është një elitë e cila nuk mendon absolutisht për popull, kështu që ata janë të lidhur me njëri-tjetrin tuten prej gjërave të tjera që kanë bërë me korrupsion e gjëra të tjera", tha Alshiqi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)