Osmani: Jam i bindur që atje kanë për të shkuar shumë funksionarë për këtë çështje

  • 17 March 2018 - 15:08
Osmani:  Jam i bindur që atje kanë për të shkuar shumë funksionarë për këtë çështje

Gjykim identik ka edhe qytetari tjetër, Osman Osmani, i cili ndonëse jeton më shumë në perëndim, Kosovën e viziton shpesh, rrethin familjar, dhe e njeh mirë situatën jo të mirë me të cilën po ballafaqohen qytetarët e Kosovës pa dallim."Këto ditë m'u kujtua edhe kjo puna e papërgjegjshmërisë apo e mungesës së llogaridhënies së politikanëve, mu kujtua një lajm në TV për mishin e importuar nga Belgjika dhe unë jam i bindur që atje kanë për të shkuar shumë funksionarë për këtë çështje, ndërsa këtu kjo punë u harrua dhe çka më ra mua në sy me pa në TV e treguan një pamje duke e hedhur, duke e shkatërruar do mish, e aty m'u duk që ishin nja 100-200 kilogramë, bile të krijohet bindja që ai mishi tjetër përsëri ka për t'u përdorur. Kjo punë është bërë po më duket për të mos dhënë përgjegjësi, për të mos qenë i përgjegjshëm, për të mos dhënë llogari dhe për të mos qenë vetë i ndërgjegjshëm dhe kjo këtu është bërë diçka që sikur është normale", tha Osman Osmani në bisedë me gazetën 'Kosova Sot'.

(Kosova Sot)