Guraziu:Në Kosovë nuk mund të pritet që ndonjë pushtetar të japë dorëheqje

  • 17 March 2018 - 17:45
Guraziu:Në Kosovë nuk mund të pritet që ndonjë pushtetar të japë dorëheqje

Ndërsa analisti Ragip Guraziu thotë se akti i dorëheqjes është akt që njihet dhe respektohet vetëm nga njerëzit me moral personal, politik dhe institucional, por kjo kastë politike kosovare nuk i ka këto cilësi. "Si të ekzistojë dorëheqja si akt përgjegjësie kur nuk kanë moral as etikë morale, por vetëm inkriminim të thellë në krim të organizuar, që vazhdimisht dhe pa ndalë i kënaq ata. U inkriminuan aq thellë të gjitha partitë pas asnjë dallim në krimin e organizuar, saqë disa politikanë edhe familjet e tyre i kanë lënë pas dore", u shpreh ai."Në Kosovë nuk mund të pritet që ndonjë pushtetar të japë dorëheqje, sepse mafia politike dhe mafio-oligarkët e biznesit zhvatin buxhetin e vjedhin qytetarët pa u penguar dhe e kanë lënë në izolim të thellë edhe qytetarin, në varfëri masive e papunësi rekorde", theksoi Guraziu për "Kosova Sot".