Shikojeni se si Vetëvendosje e imiton partinë radikale serbe, kur godasin bankat e Kuvendit të Kosovës

  • 17 March 2018 - 19:24
Shikojeni se si Vetëvendosje e imiton partinë radikale serbe, kur godasin bankat e Kuvendit të Kosovës

Nacionalistët serbë u përpoqën të pengojnë shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini kur ajo iu drejtua me një fjalim parlamentit në Beograd vitin e kaluar. Të njëjtën strategji me goditje tavolinash e përdori Vetëvendosje dje.

Të udhëhequr nga Vojislav Seselj, duke goditur tavolinat dhe brohoritur deputetët serb thërrisnin: Serbia, Rusia, nuk kemi nevojë për Bashkimin Europian’, derisa fjalim po mbante Federica Mogherini, shefe e diplomacisë europiane.

Kjo pamje në Beograd ndodhi një vit më parë.

Ngjashëm u përsërit në Prishtinë, ditën e djeshme.

Deputetë të Vetëvendosjes në seancën e Kuvendit kanë imituar veprimet e tilla.

Derisa në foltoren e Kuvendit po fliste Ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha, deputetë të partisë së Albin Kurtit nisën të godisnin bankat e Kuvendit dhe të bërtasin duke i pamundësuar vazhdimin e fjalimit për shkak të zhurmës.

Hoxha po fliste për rastin e aktivistit Astrit Dehari.

(Kosova Sot)