Disa fshatra të Pejës mbesin në terr

  • 17 March 2018 - 19:33
Disa fshatra të Pejës mbesin në terr

Reduktimet e energjisë janë duke vazhduar në mënyrë permanente tash e sa kohë në Kosovë. Peja është ndër qytetet që më së shumti është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike.

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala ka treguar për Express se  në fshatrat e Pejës ka prishje të rrjetit si shkak i erërave të forta.

“Qyteti i Pejës ka energji. Por, janë disa fshatra ku ka prishje si pasojë e erërave të forta, si Vitomerica, Zahaqi dhe lokalitetet përreth tyre. Ne Loxhë kemi intervenuar për shkak te sigurisë. Pjesa tjetër ka energji”, ka treguar Buzhala.

(Kosova Sot)