Dëmtohet një tubacion, gjysma e Prishtinës pa ujë

  • 17 March 2018 - 19:38
Dëmtohet një tubacion, gjysma e Prishtinës pa ujë

KRU ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët se, gjatë ditës së sotme, kontraktorët e Komunës së Prishtinës përgjatë punimeve të tyre në sheshin ”Adem Jashari” në Prishtinë, kanë dëmtuar një tubacion gizë të vjetër, tubacion i ujit ky, që kalon nën objekte banimi.

"Për këtë shkak jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Lagjet e prekura janë: “ Ddodona”,”Tophane”, zona rreth komunës së vjetër të Prishtinës si dhe rruga” Haxhi Zeka” në Prishtinë. KRU ”Prishtina” sh.a. ka dërguar ekipet e veta të mirëmbajtjes së rrjetit të ujit në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar të sanojnë dëmtimin edhe në këto çaste. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartëcekura", thuhet në njoftimin e Ujësjellësit. 

(Kosova Sot)