Oligarku rus: Një grup kriminal kontrollon Kremlinin, Putin s’është më bosi kryesor (VIDEO)

  • 18 March 2018 - 08:38
Oligarku rus: Një grup kriminal kontrollon Kremlinin, Putin s’është më bosi kryesor (VIDEO)

Mikhael Kodorkovski është oligarku rus i naftës që është prej kohësh në konflikt më presidentin rus Putin dhe për këtë arsye jeton në “ekzil” në Zvicër.

Kodorkovski në 2003 ishte miliarderi i 16-të në botë sipas Forbes. Ai u arrestua nga Putin në 2003 pasi kishte ngrirë asetet e kompanisë së naftës Jukos të akuzuar për evazion fiskal. Në 2005 ai u dënua me 9 vjet burg dhe më vonë u dënua edhe për pastrim parashë duke ia shtura burgimin deri në 2014.

Me ndërhyrjen e ministrit të jashtëm gjerman Gensher, Kodorkovski u lirua në vitin dhejtor të vitit 2013 i falur nga Putin. Menjëherë u larguan nga Rusia dhe fitoi të drejtën e azilit në Zvicër.

Këto ditë kur po diskutohet për helmimin e një spiuni rus gjë që ka çuar në tensionimin e marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe e Rusisë, Kodorkovski i ka thënë radio BBC se “Presidenti rus është i rrethuar dhe kontrollohet nga gansterë kriminelë, të cilët mund të kenë fuqi më të madhe se ai vetë”.

 

Lidhur me helmimin e spiunit rus dhe vajzës së tij që jetojnë po ashtu në “ekzil”, Kodorkovski ka shtuar se “ ose shërbimi sekret ka vepruar pa pasur miratimin nga Putin ose shërbimi sekret ka vepruar me miratimin e tij. Thënë ndryshe “ose Putin ka dhënë pëlqimin e tij për këtë operacion ose ai nuk e kontrollon më shërbimin sekret dhe për rrjedhojë grupi kriminal mund të veprojnë pa miratimin e tij”

Sipas oligarkut rus në mërgim “ekziston një grup i vogël deri në 100 individë, i cili ka pasur përfitimet kryesore nga regjimi i Putinit dhe i cili thuhet se vepron tashmë si një grup kriminal i organizuar”. Pyetja që shtrohet nga Kodorkovski është nëse “Putin e kontrollon këtë grup kriminal apo ky grup kontrollon Putinin”.

Oligarku rus thotë se “para tre vjetësh kam thënë se ishte Putini që e kontrollonte këtë grup kriminal dhe ai ishte bosi i tyre kryesor”. Kurse tani ai mendoj ndryshe: “Unë kam marrë informacione nga rrjetet e brendshme të këtij grupi që më thonë se ky grup kriminal ka mësuar sesi të manipulojë në mënyrë efektive Putinin dhe kjo gjë ka funksionuar me sukses disa herë”.

(Kosova Sot)