Kundërshtari i Putinit, një milioner, stalinist dhe besimtar ortodoks

  • 18 March 2018 - 08:43
Kundërshtari i Putinit, një milioner, stalinist dhe besimtar ortodoks

Përballë Putinit nesër në zgjedhjet në Rusi është Pavel Grudinin, një komunist, milioner. Kur e pyetën gjatë fushatës nëse është e mundur të jesh edhe komunist dhe milioner, ai u përgjigj se “ne nuk kemi shpikur asgjë të re. Lenini nuk ka thënë që pronësia shtetërore e mjeteve të prodhimit është një dogmë. Shikoni se çfarë ndodh në Kinë, ato janë në duart e privatëve”.

Grudinin, 57 vjeç, nuk është një komunist tipik, pasi ai është njëkohësisht edhe stalinist edhe besimtar ortodoks. Dhe mbi të gjitha, Ai është një avokat i fortë i diktaturës së fitimit dhe një kampion i drejtësisë sociale dhe i investimeve të të ardhurave në shkolla dhe spitale.

Ai deklaron se “është pagëzuar në Kishën e ndërtuar nga Ivani i Tmershëm” dhe me krenari kujton se “Stalini nënshkroi paqen me Kishën në 1943”.

Më shumë se një mbështetës i komunizimit me pamje njerzore, Ai deklaron se është një social-demokrat i tipit suedez te Olaf Palmerit, dhe sipas tij, “lufta e klasës nuk synon të fshikullojë të pasurit, por zyrtarët parazitë dhe oligarkët e korruptuar”.
Ai drejton një kooperativë të cilën e ka kthyer në kompaninë më fitimprurëse në të gjithë vendin dhe kështu ka mundur të ndërtojë një “ishull të socializmit” sipas tipit të kooperativës së Leninit, dhe me fitimet e saj ka ndërtuar një poliklinikë, një shërbim infiermierie dhe një shkollë, si dhe një kishë.

Po ashtu ai nuk është anëtar i Partisë Komuniste. Dhe është larguar nga partia se nuk duronte grindjet e rrymave të ndryshme në parti. Ai ndërkohë është një kandidat i përzgjedhur nga vetë Putini.
E vetmja kritikë që i ka bërë Putinit gjatë fushatës kur e pyetën se “përse Putinit harxhon shuma të mëdha parash për armatime” ai iu përgjigj se “më e rëndësishmja është nafta, pastaj armët”…

(Kosova Sot)