Instituti iu bënë thirrje qytetarëve të disa komunave: Kujdes nga rriqrat

  • 18 March 2018 - 08:47
Instituti iu bënë thirrje qytetarëve të disa komunave: Kujdes nga rriqrat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bënë thirrje për qytetarët e Malishevës, Rahovecit, Klinës, Suharekës dhe Gjakovës.

Nëpërmje një postimi social në Facebook, Instituti Kombëtar tregon se janë në gjendje gadishmërie për të marrë masat e nevojshme kundërepidemike

‘’Duke pasur parasysh se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK pasi që kemi realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, ne duhet të vazhdojmë realizimin e aktiviteteve në terren sepse kemi të bëjmë me një sëmundje endemike, vdekjeprurëse dhe praninë e rriqrave në vatrat endemike të cilat bartin virusin e EHKK.

Edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, qytetarëve u bëhet apel që edhe më tutje të vazhdojnë të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë pasiqë tashmë temperaturat kanë filluar të ngriten dhe rriqrat kanë filluar të dalin në sipërfaqe të tokës.

Laboratoret e Institutit Kombëtar janë të përgaditura dhe të gatshme për diagnostikimin e të gjitha rasteve të dyshimta në EHKK.

Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:

Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

Dontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë,

Instituti Kombëtar bënë thirje te qytetarët se duhet të punojnë në faktorët e përmirësimit të ekosistemit që nënkupton:

Të punohen të gjitha tokat e punueshme,

Të kositen të gjitha livadhet me kohë dhe nga disa herë,

Të pastrohen kopshtet dhe pronat për rreth shtëpive,

Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve,

Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë ku kurrsesi nuk guxohet të lihen këmbët e zbathura

Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pakositura dhe në mbrëmje të kontrollohet prania e rriqrave në tërë trupin’’, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

(Kosova Sot)