Disa javë para se të vdiste, Hawking parashikoi fundin e botës

  • 18 March 2018 - 12:23
Disa javë para se të vdiste, Hawking parashikoi fundin e botës

Vetëm dy javë para se të vdiste, Hawking paraqiti një letër hulumtuese që tregonte se si të gjenden prova të një multiversi dhe të parashikojmë fundin e ekzistencës tonë.

Multiversi është një teori që thotë se universi ynë është vetëm një nga universet e shumta që u shkaktuan nga Big Bengu.

Letra, që u kompletua në shtratin e tij të vdekjes, diskutonte idenë se universi mund të matet duke përdorur një detektues në një anije kozmike.

Nëse kjo teori do të vërtetohej kur Hawking ishte gjallë, ai do të fitonte çmimin Nobel – diçka që ai nuk e arriti kurrë.

Thomas Hertog, i cili ishte bashkë-autor i letrës, tha për Sunday Times: “Ai ishte nominuar për Nobel dhe do të duhej ta fitonte atë. Tani ai s’mundet kurrë ta fitojë”.

Letra që Hawking e shkroi bashkë me Hartle shpjegon se si universi erdhi në ekzistencë, por teoria sugjeron gjithashtu se Big Bengu krijoi edhe një numër të pafundmë universesh të tjera.

Gjithashtu, hulumtimi i tyre sugjeron se jeta në Tokë do të përfundojë kur planeti të futet në errësirë totale, kur yjet të mbesin pa energji. Ideja se do të futemi në një errësirë totale mbetet kontroverse në mesin e kozmologëve, duke përfshirë edhe Profesorin Neil Turok, drejtor i Institutit Perimetër të Kanadasë, i cili ishte i hutuar se si Hawkingut iu duk kjo ide interesante.

Megjithatë, në anën tjetër disa shkencëtarë thonë se puna e Hawking mund të jetë ajo që kozmologjia ka nevojë. Kjo për shkak se është teoria e parë që mund të testohet.

(Kosova Sot)