Prizren: Motoçiklisti goditet nga vetura, merr lëndime të rënda trupore

  • 18 March 2018 - 12:24
Prizren: Motoçiklisti goditet nga vetura, merr lëndime të rënda trupore

Në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren të shtunën mbrëma një burrë është lënduar rëndë pasi është aksidentuar nga një makinë derisa po drejtonte motoçikletën.

Policia njofton se motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, ku dhe është duke u trajtuar në Qendrën Rajonale të Prizrenit.

Në veturën që ka shkaktuar aksidentin raportohet se kanë qenë dy burra, por që nuk përmendet nëse kanë ikur nga vendi i ngjarjes, apo ndonjëri prej tyre është arrestuar.

(Kosova Sot)