Pranvera në Kosovë me mot befasues

  • 18 March 2018 - 14:39
Pranvera në Kosovë me mot befasues

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një kumtese për media ka njoftuar se Kosova mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe fillimisht me reshje shiu të intensitetit mesatar deri lokalisht intensive të cilat në ditët në vijim, parashihen që reshjet të jenë në formë dëbore”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Këto masa me origjinë polare të cilat kanë përfshirë Evropën Perëndimore, dalë ngadalë do të shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që fillimi i stinës së pranverës të jetë me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 2 gradë , kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mesatare deri 8m/s.

(Kosova Sot)