Grapci: Derivatet jocilësore shumë herë i kanë dëmtuar veturat

  • 18 March 2018 - 16:12
Grapci: Derivatet jocilësore shumë herë i kanë dëmtuar veturat

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, për " Kosova Sot", tha se fatkeqësisht derivatet jocilësore shumë herë i kanë dëmtuar veturat të prodhuara jashtë vendit dhe me motor origjinal, ku motori nuk e pranon naftën jocilësore. "Kjo po ndodh për shkak se nëntoka e ka marrë nën-kontroll Doganën e Kosovës dhe Agjencinë që merret me kontrollimin e kamionëve të derivateve që hyjnë në Kosovë", u shpreh ai. Sipas Grapcit, mafia do të vazhdojë këtë avaz, derisa dikush nga jashtë apo brenda Kosovës nuk e merr përgjegjësinë për ndalimin dhe luftimin e mafio-oligarkëve, të cilët po bëjnë biznes dhe po merren me korrupsion.

 

(Kosova Sot)