Thaçi nuk humb kohë 'darkon' me Vuçiqin, midis Parisit

  • 18 March 2018 - 22:00
Thaçi nuk humb kohë 'darkon' me Vuçiqin, midis Parisit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së kaluar shkoi në Londër për ta promovuar librin e tij. Pas Londrës, befas u shfaq në Paris, ku u prit nga Presidenti Emmanuel Macron. Po ashtu, Thaçi edhe aty shfrytëzoi rastin për ta promovuar librin.

Por, krejt ky udhëtim i tij po interpretohet ndryshe në Serbi. 

Sipas Vuk Jeremiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, në Paris, të martën që shkoi, tinëz opinionit ka qëndruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas Jeremiqit, ka darkuar me Thaçin. 

Jeremiq ka thënë se kreu i shtetit serb është duke zhvilluar negociata të fshehta me Thaçin. 

Ai më pas ka thënë se Vuçiq të dielën ka udhëtuar po ashtu tinëz në Nju-Jork. 

Pasi ia ka përmendur udhëtimin në Nju-Jork, Vuçiq është lajmëruar në Twitterm duke thënë se ndodhet në SHBA, në një përgjigje ironike. 

Ai ka bërë me dije se atje ndodhet për një darkë me familjen Soros. 

(Kosova Sot)