'Bisha nga Lindja' shkakton kaos në Britani (Foto)

  • 19 March 2018 - 00:00
'Bisha nga Lindja' shkakton kaos në Britani (Foto)

Mijëra pushues kanë humbur fluturimet si pasojë e kaosit të shkaktuar nga “Bisha (e vogël) nga Lindja” që ka goditur Britaninë e Madhe.

Sipas mediave ishullore, më shumë se 10 000 udhëtarë janë bllokuar në aeroport ku 146 fluturime për dhe nga Aeroporti i Heathrowt janë anuluar mëngjesin e së dielës, si pasojë e kushteve atmosferike.

Më të ndikuarit janë udhëtarët e “British Airways”, kompani e cila ka anuluar 64 fluturime.

Kaos është përjetuar gjithashtu edhe në shumë rrugë të Britanisë, ku janë shkaktuar aksidente si pasojë e reshjeve të dëborës.

Britanikëve u është kërkuar të qëndrojnë larg rrugëve në disa pjesë të vendit, ku trashësia e dëborës ka arritur në 30 cm ndërsa temperaturat kanë zbritur në – 8 gradë Celsius.

Sinoptikanët kanë parashikuar se me mot të vështirë do të përballen pjesë të tëra në veri-perëndim të Anglisë, përfshirë Yorkshiren, Midlands dhe kryeqytetin Londër.

Kjo është herë e dytë brenda këtij viti që rryma siberiane me mot të ftohtë dhe reshje dëbore godasin vendin ishullor.

Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)