Kërkojnë rritje pagash pa i luftuar korrupsionin dhe krimin e organizua

  • 19 March 2018 - 07:50
Kërkojnë rritje pagash pa i luftuar korrupsionin dhe krimin e organizua

EPIDEMIA E PANGOPËSISË E KA PËRFSHIRË EDHE PROKURORINË SPECIALE

Burjani: Gjyqtarët dhe prokurorët s'kanë nevojë për rritje pagash

"Kishte qenë mirë që të mos reagohet fare në kërkesat e kësaj prokurorie. Ata de-fakto janë në grevë që nga formimi. Kosova nuk ka nevojë për institucione që formohen me vendime politike, çka na duhet një prokurori kur aktakuzat e tyre trajtohen në gjykatat e rregullta, gjykatat themelore. Nëse kemi prokurori speciale, duhet të kemi edhe gjykatë speciale", është shprehur për gazetën "Kosova Sot" ish-kreu i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni

Duke u nisur nga fakti se për sot është paralajmëruar hyrja në grevë nga ana e stafit mbështetës të Prokurorisë Speciale të Kosovës, analistët dhe ekspertët e fushës së sundimit të ligjit vlerësojnë që ky fakt tregon mjaftueshëm se në çfarë niveli është drejtësia kosovare. Duke u nisur edhe nga ky fakt, se me futjen në grevë të kësaj strukture të sistemit të drejtësisë analistët njohësit e fushës së sundimit të ligjit theksojnë se qytetarët akoma më shumë do t'i humbin shpresat në drejtësi, se nuk kanë shpresë në Prokurorinë Speciale e as në asnjërën prokurori se do të sjellin para drejtësisë 'peshqit e mëdhenj' të inkriminuar si dhe mafio-oligarkët e inkriminuar. Kjo bën që të humben thellësisht shpresat që Prokuroria Speciale të fillojë më shpejt të sjellë para drejtësisë mafiozët e mafio-oligarkisë dhe mafio-politikës që po e sundojnë Kosovën, pasi që po e futën të parin, të tjerët do ta zbulojnë njëri-tjetrin relativisht shpejt, por protestojnë dhe vrapojnë vetëm pas parave të pista të oligarkëve mafiozë

Preteni: Duhet mbyllur sa më shpejt Prokurorinë Speciale

Ish-kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, akoma pa filluar kjo grevë i konsideron kërkesat e padrejta dhe në të cilat nuk do të duhej reaguar fare institucionet e shtetit, ngase stafi i prokurorisë, për punën që po bën, madje nuk e meriton as nivelin e tanishëm të pagave që marrin."Kishte qenë mirë që të mos reagohet fare në kërkesat e kësaj prokurorie. Ata defakto janë në grevë që nga formimi. Kosova nuk ka nevojë për institucione që formohen me vendime politike, çka na duhet një prokurori kur aktakuzat e tyre trajtohen në gjykatat e rregullta, gjykata themelore. Nëse kemi prokurori speciale, duhet të kemi edhe gjykatë speciale. Punonjësit e Prokurorisë Speciale nuk janë të specializuar në mënyrë të veçantë, ata janë transferuar nga mekanizmat e tjerë me të vetmin motivacion - pagat dhe privilegjet. Këtyre zhvatjeve duhet t'u vjen fundi. Kërkesa për paga shtesë është e pajustifikueshme. Sa aktakuza? Sa raste të fituara? Cilat janë rezultatet…? Për vitin 2017 i kanë ngritur 8 aktakuza, me kë po tallen ata. Duhet mbyllur këtë prokurori edhe atë sa më shpejt. I kemi prokuroritë dhe gjykatat në tri nivele (themelore, të apelit dhe supreme), mjaftojnë këto, por si t'i detyrojmë këto të punojnë. Duhet vullnet politik, transparencë dhe llogaridhënie", theksoi Preteni për "Kosova Sot"

Prandaj edhe greva e tyre nga këndvështrimi qytetar do të konsiderohet si kamuflim. Nëse vërtet kjo gjendje do të zgjasë me vite e vite e s'do të ketë kush t'i parandalojë, ata do të fillojnë të 'hanë' kokën e njëri-tjetrit. Gjahu i tepërt do t'i tjetërsojë në të sëmurë nga epidemia e pangopësisë për para e pasuri. Në udhëkryqet e kanaleve nuk do të arrijnë më t'i dallojnë shenjat e kalimit në drejtimet që i shpijnë tek territori i gjahut të tyre. Atëherë do të fillojë lufta në mes të llojit, përmes së cilës do të dalë në pah e vërteta që ne për çdo ditë jemi duke e proklamuar", theksoi Osmani për "Kosova Sot

Eksperti tjetër i së drejtës, Blerim Burjani, shpreh dyshimin e vet që këtë grevë e ka iniciuar dhe shtyrë vetë Qeveria e Kosovës për qëllime të caktuara manipulative. "Në këtë grevë ka dorë vetë qeveria, kjo është bërë me marrëveshje. E vërteta është se gjyqtarët dhe prokurorët s'kanë nevojë për rritje pagash. Në këtë plan konsideroj që shëndetësia është primare dhe në këtë temë mos të them se gjendja mbetet alarmante kur një kirurg paguhet 630 euro e gjyqtarët dhe prokurorët rreth 1000 euro. Këto gjëra nuk shkojnë bashkë", është shprehur Burjani për gazetën "Kosova Sot". 

Osmani: Të pangopshëm për para e pasuri

Edhe analisti politik Azem Osmani thotë se greva në Prokurorinë Speciale nuk është asgjë tjetër, veçse një maskë e radhës ndaj opinionit për ta lozur rolin e viktimës. Sipas Osmanit, arsyetimi i tyre po konsiston në kushtet gjoja të dobëta si rezultat i pagës së ulët, por nuk qëndron, pasi të gjithë jemi në dijeni se ky institucion nuk është duke e kryer punën e vet as për së afërmi."Deri më tani nuk kemi parë rezultate konkrete në trajtimin e rasteve të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat janë duke u sjell dëme enorme shtetit e shoqërisë. Përderisa ata nuk trajtojnë këto raste, patjetër na lënë të kuptojmë se prokurorëve kjo heshtje u paguhet me para të majme nga bota e nëntokës kriminale, të cilëve përditë ua shohim mbi sipërfaqe pasuritë marramendëse. Qytetarët janë të bindur se kjo kastë prokurorësh as që bëjnë mundin dhe as që shprehin nxitimin të ngarendin në fund të muajit tek bankomatet për ta tërhequr pagën e tyre mujore, ashtu sikur bëjnë punë- torët e tjerë të ndershëm të Kosovës", është shprehur Osmani. Sipas analistit Skënder Kapiti, sistemi politiko-juridik në Kosovë ka dështuar, sepse shteti është kapur nga krimi dhe nga korrupsioni i pushteteve dhe i pushtetarëve politik dhe kur kapet shteti atëherë është kapur dhe privatizuar prej pushteteve dhe prej politikanëve edhe drejtësia. Ai thotë se nuk mundet që kjo drejtësi dhe madje as Gjykata Speciale ta fusë sistemin politiko-juridik në Kosovë në binarët e ligjit, të drejtë- sisë dhe të demokracisë, pa një ligj VETTING-u. Ky ligj sipas tij duhet të iniciohet nga vetë kryeministri Haradinaj, por që aktualisht sipas tij ka shumë sfida e probleme të grumbulluara para vetes nga mandatet e kaluara vazhdimisht të keqqeverisura në të gjitha fushat. "Këtë e bën vetëm një Ligj VETTING-u si ky në Shqipëri. Por problemi është se kush do ta bëjë të mundur miratimin e një Ligji për Reformimin e Drejtësisë në Kosovë? Këtë në demokraci e bën politika. Nga aktorët politikë dhe nga personalitetet për një nismë të tillë aktualisht më i merituari, më i besueshmi dhe më seriozi është kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj. Unë këtë opinion e kam nxjerrë edhe nga informacionet dhe analizat serioze të opinionistëve dhe të analistëve potentë, të vërtetë dhe të guximshëm intelektualisht e profesionalisht, kryesisht që shkruajnë në gazetën më të madhe gjithëkombëtare "KOSOVA SOT", të cilët i bëjnë skanimin si politikës ashtu edhe drejtësisë në Kosovë", është shprehu ai. Kapiti thotë se është fakt që sot si problemi më madhor që ka Kosova është problemi i drejtësisë, pasi drejtësia ka funksionuar në të gjithë këto vite që nga çlirimin i Kosovës si një sistem i korruptuar dhe si drejtësi politike."Me këta politikanë prandaj nuk kryhet reformimi i sistemit të drejtësisë, sepse reformimi dhe VETTING-u i drejtësisë do ta pastronte edhe politikën", u shpreh Kapiti për "Kosova Sot"

Ahmeti: Politika i fut hundët në institucionet e drejtësisë 

Reformimin dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë përmes VETTING-ut e sheh zgjidhjen më fatlume në binarët e drejtë të drejtësisë edhe analisti Hidajet Ahmeti. "Drejtësia në Kosovë është në pikën më të ulët të performancës në punën dhe misionin e saj brenda mandatit kushtetues e ligjor. Kjo pikë kritike në sistemin e drejtësisë ka ndodhur si pasojë e rrëmujës pas luftës që ka ndodhur në këtë mekanizëm të shtetit. Kjo katrahurë e ndërtuar për vite të tëra nuk është si pasojë e deficitit profesional të gjyqtarëve e prokurorëve, por si pasojë e ndërhyrjes së politikës në sistemin e drejtësisë. Aty ku politika i fut hundët në institucionet e pavarura publike është garanci për të dështuar e aq më shumë kur në sistemin e drejtësisë janë të instaluar njerëz pa integritet moral e profesional, por njerëz super të dëgjueshëm të politikës. Nëse ka vullnet politik për ta vendosur drejtësinë në binar të duhur, duhet të merren disa hapa emergjentë. Fillimisht duhet të bëhet vetting-u ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, por me njerëz të cilët vazhdojnë logjikën e njëjtë qeverisëse problem se mund të ndodhë. Por shumë e rëndësishme është që edhe KPK-ja dhe KGJK-ja të përfaqësohen nga njerëz profesionistë e me integritet të lartë moral dhe njëherë e përgjithmonë politika të largojë duart nga sistemi i drejtësisë. Atëherë kur të ndodhë kjo gjë, Kosova do ta marrë rrugën e mbarë dhe do të çlirohet nga kthetrat e logjikës së keqe qeverisëse", theksoi Ahmeti për "Kosova Sot". Të manipuluar nga politika e sheh grevën e Prokurorisë Speciale edhe njohësi i kësaj fushe, Naim Miftari. Sipas Miftarit, Prokuroria Speciale nuk bën asnjë punë, është institucion në letër dhe aspak funksional, i ndikuar nga politika. Mirëpo, zëvendëskryetari i parë i Komisionit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Beqa, konsideron se kur është fjala të kërkesat e stafit mbështetës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ato duhet të merren në konsideratë dhe të gjendet një zgjidhje, ngase greva e kësaj strukture mund të ndikojë negativisht edhe tek puna e vetë prokurorëve. Ai thotë se komisioni është i informuar për kërkesat e tyre, sipas tij të arsyeshme, dhe angazhohet që të gjendet një zgjidhje adekuate në realizimin e tyre që greva të mos marrë përmasa, të mos e ndikojë negativisht punën e Prokurorisë Speciale. Beqa ka theksuar për "Kosova Sot" se greva është një e drejtë demokratike, por që beson se derisa ka vullnet politik e institucional për të gjetur zgjidhje, edhe pasojat e saj nuk do të jenë me ndikim në ngecjen e punës së këtyre institucioneve.

"Kosova faktikisht nuk ka prokuror special, por të gjithë janë aty me detyra nga partitë, nga bosët e tyre të korruptuar dhe këta nuk dallojnë fare nga prokurorët e tjerë përtacë dhe prokurorët që u shërbejnë bosëve, por jo ligjit. Përkundrazi, prokurorët dhe gjyqtarët e kapur nga nëntoka politike e mafisë janë kundërshtarët më të mëdhenj të ligjit dhe të drejtësisë", theksoi analisti Naim Miftari për "Kosova Sot

(Kosova Sot)