Baba Vanga: Askush nuk mund ta ndalë Rusinë, do të ketë shumë viktima

  • 19 March 2018 - 09:49
Baba Vanga: Askush nuk mund ta ndalë Rusinë, do të ketë shumë viktima

Profetja e famshme bullgare Baba Vanga, e cila thuhet se kishte parashikuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë tronditur botën për vite, si sulmi terrorit i 11 shtatorit dhe krijimin e ISIS, ka edhe një parashikim të rëndësishëm se çka do të ndodhë në botë, transmeton Gazeta Express.

Baba Vanga, që ka ndërruar jetë në vitin 1996, në vitin 1985 ka dhënë disa parashikime për shekullin 21, deri në vitin 2051, kur sipas parashikimeve të saj do të ndodhë fundi i botës.

Ajo kishte thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Rusia do të dominojnë të gjithë botën.

Në vitin 1979, ajo kishte biseduar me shkrimtarin Valentin Sidorov. Me këtë rast, ajo kishte thënë: "Vetëm një vend do të mbetet i paprekur- Lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë”, duke paralajmëruar edhe shumë viktima.

"Në vitin 2018 dy ngjarje do të ndryshojnë botën" - Ajo (Rusia) do të bëhet mjeshtër i botës - tha profetja e verbër.

Përveç këtij parashikimi të çuditshëm, Baba Vanga thuhet se parashikoi se Lufta e Tretë Botërore dhe shkatërrimi i madh që rezulton nga përdorimi i armëve bërthamore do të vijnë.

Kjo grua, emri i vërtetë i të cilës është Wangley Gusher, ka qenë e verbër qysh fëmijë.

Që atëherë ajo ka pretenduar se është  në gjendje të shohë të ardhmen. Sot ka miliona njerëz në mbarë botën të cilët besojnë se ajo kishte aftësi paranormale.

(Kosova Sot)