BE dënon sulmin ndaj Skripal
BE ka dënuar sot helmimin e ish-spiunit të dyfishtë Sergej Skripal.
Në njoftimin e përbashkët të ministrave të Punëve të Jashtëm të BE-së, të cilët shefi i diplomacisë britanike Boris Johnson i njoftoi për këtë në Bruksel, thuhet se “jetët e shumë qytetarëve janë sjellë në rrezik me këtë akt të pahijshëm dhe të paligjshëm”.
Dje, Rusia ka hedhur poshtë të jetë përfshirë në helmimin e Skripal, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte absurde.
(Kosova Sot)