Rastësisht e fotografon një lypëse në rrugë dhe ia ndryshon jetën rrënjësisht

  • 19 March 2018 - 13:03
Rastësisht e fotografon një lypëse në rrugë dhe ia ndryshon jetën rrënjësisht

14 maj 2016 ishte dita kur ia ndryshoi jetën filipinases së re nga qyteti Lukban. Vajza dymbëdhjetë vjeçe lypte nëpër rrugë kur e fotografoi fotografi Topher Kinto Burgos, dhe dy vite më vonë Rita Gaviola është aktore dhe manekine e cila ka adhurues të shumtë nëpër gjithë Azinë.

Vogëlushja nga fisi vendor Bahau lypte për t’i ndihmuar prindërit që ta ushqejnë familjen. Përveç Ritës, ata i kanë edhe pesë fëmijë tjerë.

“Ishim të mahnitur me bukurinë e saj”, thotë fotografi Topher Kinto Burgo, derisa përshkruante se si e kishte parë Ritën për herë të parë. E kishte gjetur këndin e volitshëm dhe e kishte fotografuar.

Fotografia ishte shpërndarë nëpër internet me mijëra herë. Përdoruesit e rrjeteve sociale ndienin keqardhje për vajzën dhe filluan të mbledhin para për shkollimin e saj. Mediet gjithashtu u interesuan, dhe kështu ajo u paraqitë në “Big Brother” të Filipineve. Ky reality show i ndihmoi të bëhet yll në gjithë vendin.

Sot në Instagram e përcjellin 100.000 njerëz. Duke falënderuar bukurisë së saj ajo doli nga varfëria.

Image

 

Nën një fotografi ajo ka shkruar:

“Shumë mirë e mbaj mend kur më kanë fotografuar. Isha nga pak e frikësuar dhe e trishtuar sepse nuk e dija se çfarë do të ndodh.

Më së shumti është frikësuar mos ta arrestojnë sepse është duke lyp nëpër rrugë, por gjithçka doli ndryshe, duke i falënderuar fotografit, me të cilin ende është në kontakt.

Image

 

(Kosova Sot)