Preteni: Duhet mbyllur sa më shpejt Prokurorinë Speciale

  • 19 March 2018 - 13:29
Preteni: Duhet mbyllur sa më shpejt Prokurorinë Speciale
Ish-kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, akoma pa filluar kjo grevë i konsideron kërkesat e padrejta dhe në të cilat nuk do të duhej reaguar fare institucionet e shtetit, ngase stafi i prokurorisë, për punën që po bën, madje nuk e meriton as nivelin e tanishëm të pagave që marrin."Kishte qenë mirë që të mos reagohet fare në kërkesat e kësaj prokurorie. Ata defakto janë në grevë që nga formimi. Kosova nuk ka nevojë për institucione që formohen me vendime politike, çka na duhet një prokurori kur aktakuzat e tyre trajtohen në gjykatat e rregullta, gjykata themelore. Nëse kemi prokurori speciale, duhet të kemi edhe gjykatë speciale. Punonjësit e Prokurorisë Speciale nuk janë të specializuar në mënyrë të veçantë, ata janë transferuar nga mekanizmat e tjerë me të vetmin motivacion - pagat dhe privilegjet. Këtyre zhvatjeve duhet t'u vjen fundi. Kërkesa për paga shtesë është e pajustifikueshme. Sa aktakuza? Sa raste të fituara? Cilat janë rezultatet…? Për vitin 2017 i kanë ngritur 8 aktakuza, me kë po tallen ata. Duhet mbyllur këtë prokurori edhe atë sa më shpejt. I kemi prokuroritë dhe gjykatat në tri nivele (themelore, të apelit dhe supreme), mjaftojnë këto, por si t'i detyrojmë këto të punojnë. Duhet vullnet politik, transparencë dhe llogaridhënie", theksoi Preteni për "Kosova Sot"