Krim në familje, 26 vjeçari godet disa herë me thikë nënën e fëmijës dhe e hedh në pus

  • 19 March 2018 - 13:54
Krim në familje, 26 vjeçari godet disa herë me thikë nënën e fëmijës dhe e hedh në pus

Një krim i rëndë ka tronditur krejtësisht vendin mbrëmjen e kaluar.

Një 26-vjeçar i kapluar nga xhelozia e çmendur goditi disa herë me thikë të dashurën e  tij vetëm 20 vjeç dhe më pas e hodhi në pus.

Ngjarja raportohet nga “Corriere della sera”, dhe ka ndodhur në zonën e Canicattini Bagni në Siracusa, Itali.

Mësohet se Laura një 20-vjeçare u gjet e hedhur në pus pasi më parë ishte qëlluar disa herë me thikë.

I dashuri i vajzës Paolo Cugno 26 vjeç me të cilin ajo kishte një fëmijë pranoi se është ai autori i krimit.

Ngjarja

Të shtunën në orën 19:00, çifti i ri e la fëmijën tek gjyshi i Laurës dhe shkuan në një shëtitje në fshat. Pas 2 orësh gjyshi telefonoi mbesën pasi fëmija ishte i uritur, por telefoni dilte i fikur. Ai nuk arriti të kontaktonte as me Paolo dhe kërkoi ndihmë tek familja e tij. Prindërit e fëmijëve shkuan në kazermat e policisë të alarmuar ndërsa kërkimet zgjatën deri në orën 5 të mëngjesit në rrugët e vendit dhe në periferi. Policia ka mbushën fushat pranë Canicattini pa gjetur ndonjë shenjë të dy të rinjve, po ashtu u zhduk edhe makina e tyre .

Në orën 7 të mëngjesit , kur babai i Paolo, fermer, shkoi në fshat ku takoi në një rrugë të qarkut Tradituso, djalin e tij. Ushtria rifilloi kështu kërkimet në zonën ku u gjet djali duke vënë re praninë e një pusi me kapakun e ngatërruar me vendin ku më pas u gjet trupi i Laurës. Pas takimit me babain e tij dhe më pas, me të mbërritur në kazermat, Paolo qëndroi në heshtje absolute gjatë gjithë ditës dje gjatë marrjes në pyetje.

Vetëm pak pas orës 10 të darkës, djali pranoi se e kishte vrarë ai partneren e tij duke e therur atë dhe më pas hodhi trupin në pusin që ndodhet në rrethin Stallaini.

Polica shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes ku gjeti thikën dhe bluzën e gjakosur të vrasësit.

(Kosova Sot)