Hoti e konfirmon: 27 votat e deputetëve të LDK-së janë në favor të demarkacionit

  • 19 March 2018 - 13:56
Hoti e konfirmon: 27 votat e deputetëve të LDK-së janë në favor të demarkacionit

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka konfirmuar sërish se LDK-ja do të votoj në favor të demarkacionit në seancën e radhës.

Hoti në një postim në Facebook ka thënë se koalicionit qeverisës i takon të siguroj 62 vota.

Postimi i plotë:

27 votat e deputeteve te LDK-se jane ne favor te ratifikimit te marreveshjes se demarkacionit te kufirit me Malin e Zi. "Keqinterpretimi" i qellimshem qe disa medie po i bejne postimit te deputetit Ramiz Kelmendi eshte perpjekje e kote per zhvendosjen e vemendjes nga pamundesia e koalicionit qeverises per t'i siguruar te gjitha votat e shumices se brishte parlamentare.

Koalicionit qeverises i takon t'i siguroj 62 vota. Nuk mund te arsyetohen me refuzimin e deputeteve serbe, per shkak se me votat e tyre e mbajne ne kembe qeverine e brishte.

(Kosova Sot)