Salihu:Ky veprim që e bën z Thaçi është tendenca e tij për të krijuar një imazh të rrejshëm si një president i suksesshëm

  • 19 March 2018 - 15:40
Salihu:Ky veprim që e bën z Thaçi është tendenca e tij për të krijuar një imazh të rrejshëm si një president i suksesshëm
Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Salih Salihu, për "Kosova Sot" theksoi se për të lartësuar veten Thaçi po përdor edhe sponsorimin e librave."Ky veprim që e bën z Thaçi është tendenca e tij për të krijuar një imazh të rrejshëm si një president i suksesshëm, ndërsa në fakt deri më tash dëmet më të mëdha këtij vendi ia ka sjellë pikërisht ai. Që nga lufta e këtej të gjitha marrëveshjet me Serbinë asnjë nuk janë implementuar. Ky libër vjen edhe nga frika e tij prej Gjykatës Speciale, ngase përmes këtij libri z. Hashim Thaçi po mundohet që ta paraqesë veten si njëri nga personazhet kryesore të politikës Ballkanike për paqe, mirëpo në fakt z. Hashim Thaçi është njëri nga kapot në rrjetin e grupeve mafioze në Ballkan dhe me këtë rast më së shumti ka pësuar Kosova", është shprehur ai. Sipas Salihut, presidenti Thaçi po mundohet që edhe përmes këtij libri, por edhe veprimeve të tjera që t'i shpëtojë Gjykatës Speciale, përfshirë këtu edhe përpjekjet e tija për demarkacionin me Malin e Zi.