I shpëtuan vdekjes e sot hyjnë në shtëpi nga dritarja! Shikoni se çfarë ndodh në Dardhë (Foto/Video)

  • 19 March 2018 - 16:05
I shpëtuan vdekjes e sot hyjnë në shtëpi nga dritarja! Shikoni se çfarë ndodh në Dardhë (Foto/Video)

Prej 10 ditësh, 12 familje në fshatin Dardhë të Fushë -Arrezit nuk futen dot në shtëpitë e tyre.

Disa prej shtëpive janë bërë të pabanueshme si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu ndërsa të tjerat rrezikojnë të shemben në çdo moment.

Shtëpia e Kin Mirashi është më e dëmtuara. I shpëtuan vdekjes por tashmë për të hyrë në atë që deri dje ishte e gjithë jeta e tyre, i mbetet vetëm dritarja nga ku mundohet të shpëtojë çfarë i ka mbetur.

Bashkëshortja e Kinit se bashku me fëmijët janë strehuar në kishën e fshatit, ndërsa banorët e tjerë te të afërmit.

Një ekip pune qëndron 24 orë në zonë por Bashkia e Fushë- Arrëzit nuk ka mundësi për zgjidhje afatgjatë.

 
Image
Image

 

(Kosova Sot)